Murati i përgjigjet Ramës: Komuna e Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin në afat
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili e kishte akuzuar më herët Qeverinë për bllokim të buxhetit të Kryeqytetit. Përmes një postimi, Murati ka sqaruar se procedurat ligjore për përfshirjen e buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit kërkojnë që ai të miratohet nga asambleja komunale…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili e kishte akuzuar më herët Qeverinë për bllokim të buxhetit të Kryeqytetit.
Përmes një postimi, Murati ka sqaruar se procedurat ligjore për përfshirjen e buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit kërkojnë që ai të miratohet nga asambleja komunale deri më 30 shtator, që të mund të përfshihet në draftin që i dërgohet Kuvendit deri më 31 tetor.
“Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë buxhetin as me 30 shtator, e madje as me 31 tetor. Përparim Rama, përkatësisht asambleja e Komunës së Prishtinës, ka miratuar projekt-buxhetin komunal më 9 dhjetor, pra pas të gjitha afateve ligjore,” ka shkruar Murati.
Sipas Muratit, vetëm me një Kuvend të konstituuar mund të bëhet edhe plotësimi i Ligjit të Buxhetit me buxhetin e Komunës së Prishtinës.