Murati i bindur se do ta formojnë qeverinë: 61 deputetë i kërkon Kushtetuta, sa më shumë sa më mirë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është shprehur i bindur se do ta votojnë qeverinë. Pavarësisht se nuk u ndal para gazetarëve, ai tha se do t’i sigurojnë votat për formimin e qeverisë. “Gjithsesi, patjetër që po. Sipas Kushtetutës, me votat e deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto, është çështja e subjektit. Patjetër…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është shprehur i bindur se do ta votojnë qeverinë.
Pavarësisht se nuk u ndal para gazetarëve, ai tha se do t’i sigurojnë votat për formimin e qeverisë.
“Gjithsesi, patjetër që po. Sipas Kushtetutës, me votat e deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto, është çështja e subjektit. Patjetër që po. 61 i kërkon Kushtetuta, sa më shumë sa më mirë”, tha ai.
Ndërkaq, përgjigje sa i përket formimit të qeverisë nuk dha kryeministri Albin Kurti.
Ai nuk ka folur para mediave i cili u pyet për formimin e Qeverisë, pasi u regjistrua si deputet në Kuvendin e Kosovës në kuader të regjistrimit të deputetëve të VV-se të cilët kanë siguruar mandatet.
Sot do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025.
Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.