Murati: Hykmetja qohet përsëri me u pyet vullnetare por nuk ka msu, provo ndonjë drejtim tjetër se ekonomia nuk po të ecë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja Hykmete Bajrami tha se Murati dhe kryeministri Albin Kurti kanë deklaruar numra të ndryshëm në lidhje me numrin e të papunësuarve. Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Hykmetja përsëri çohet vullnetare me u pyet, por përsëri s’ka msu. S’kish qenë…

Lajme

03/12/2024 17:54

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja Hykmete Bajrami tha se Murati dhe kryeministri Albin Kurti kanë deklaruar numra të ndryshëm në lidhje me numrin e të papunësuarve.

Murati përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Hykmetja përsëri çohet vullnetare me u pyet, por përsëri s’ka msu. S’kish qenë keq me provu ndonjë drejtim tjetër, sepse ekonomia nuk po i ecë”.

“Më poshtë e keni grafikonin që paraqet numrin e të punësuarve nëpër vite, sipas ASK-së. Po ta kishte lexuar Hykmetja me kohë atë çfarë kam shkruar para mëse 1 muaji, do ta dinte që viti 2019, si vit zgjedhor ka sezonalitet shkaku deklarimit si të punësuar i komisionerëve e vëzhguesve të angazhuar në procesin zgjedhor. Pra edhe kësaj radhe as nuk ka demantim e as kundërthënie, por vetëm shpërfaqje e njohurive të kufizuara që Hykmetja ka për fushën, sikurse çdoherë tjetër”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: