Murati: Hapet aplikimi për certifikimin e operatorëve për arkat fiskale digjitale

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur procesi i aplikimit për certifikimin e ofruesve të arkave fiskale digjitale. Sipas njoftimit të tij të publikuar në rrjetin social Facebook, të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për të ofruar shërbime si furnizues të arkave fiskale digjitale për bizneset (SEF), tashmë mund të…

Lajme

04/06/2026 13:21

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur procesi i aplikimit për certifikimin e ofruesve të arkave fiskale digjitale.

Sipas njoftimit të tij të publikuar në rrjetin social Facebook, të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për të ofruar shërbime si furnizues të arkave fiskale digjitale për bizneset (SEF), tashmë mund të aplikojnë për t’u certifikuar.

Murati ka bërë të ditur se aplikimi mund të realizohet përmes linkut të publikuar nga Ministria e Financave, duke ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e këtij procesi. /Lajmi.net/