​Murati e mohon se vendimet e Qeverisë lidhen me fushatën elektorale

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë në detyrë për disa prej komunave të Kosovës nuk kanë të bëjnë me fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai pas mbledhjes së qeverisë, ku u morën mbi 15 vendime për projekte dhe investime infrastrukturorë në disa prej…

Lajme

19/09/2025 11:03

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë në detyrë për disa prej komunave të Kosovës nuk kanë të bëjnë me fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai pas mbledhjes së qeverisë, ku u morën mbi 15 vendime për projekte dhe investime infrastrukturorë në disa prej komunave të Kosovës tha se ekzekutivi është në detyrë dhe duhet të ketë vendimmarrje.

Murati në konferencë për media, është pyetur edhe për deklaratat e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë në procesin kundër krerëve të UÇK-së, teksa tha se LVV-ja ka qenë konsistente kundër Speciales.

Në anën tjetër, ai përsëriti qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sa i përket vendimit të ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën.