Murati: Deri në qershor u regjistruan mbi 6 mijë biznese të reja
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se deri në qershor të këtij vii janë regjistruar 6.642 biznese, duke vlerësuar se kjo është një shenjë e ekonomisë së shëndetshme. Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak. Ai tha se…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se deri në qershor të këtij vii janë regjistruar 6.642 biznese, duke vlerësuar se kjo është një shenjë e ekonomisë së shëndetshme.
Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.
Ai tha se me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë të bizneseve të reja të regjistruara.
Postimi i plotë:
Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar.
Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.
Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara./Lajmi.net/