Murati deklarohet sërish: Opozita po kërkon braktisje të institucioneve, që s’ka ndodhur kurrë më parë

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita (partitë politike) në Kosovë, nuk po kërkojnë dorëheqje nga institucionet, por po kërkon braktisej të institucioneve. Pas situatës së krijuar në vend, ku përfaqësuesit e partive politike nuk pranuan dje të nënshkruajnë në lidhje me miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për…

Lajme

16/04/2025 15:14

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita (partitë politike) në Kosovë, nuk po kërkojnë dorëheqje nga institucionet, por po kërkon braktisej të institucioneve.

Pas situatës së krijuar në vend, ku përfaqësuesit e partive politike nuk pranuan dje të nënshkruajnë në lidhje me miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, Murati ka akuzuar opozitën se po u kërkon braktisjen e institucioneve.

Sipas tij kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, e nuk i është kërkuar asnjë qeverie tjetër.

Ndryshe dje nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës, derisa ligjërisht brenda 48 orëve do të duhej të thirrej seanca tjetër për konsitutim.

Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë./Lajmi.net/