Mungon vetëm zyrtarizimi, ky do të jetë transferimi i radhës i Milanit

Fabrizio Romano, gazetar i sportit dhe ekspert i çështjeve të merkatos, ka raportuar se AC Milan dhe Fikayo Tomori kanë arritur marrëveshje.

Sport

19/01/2021 19:58

Tomori ka qenë i lidhur me një kalim të klubi italian që një kohë të gjatë, tani kësaj pritje po i vje fundi, transmeton lajmi.net.

Sipas Romanos, ai së pari do të huazohet te Milani por do ta ketë mundësinë për ta blerë në fund të sezonit.

Tomori është një qendër mbrojtës dhe çmimi për transferimin e tij përfundimisht në San Siro do t’i kushtonte Rosonerëve 30 milion euro./Lajmi.net/