Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet
Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet. Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës. Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e…
Lajme
Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.
Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.
Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.