Mungesa e transportit në tre fshatra, banorët bllokojnë autobusët e linjës Podujevë-Prishtinë
Transportuesit e udhëtarëve me autobusë në linjën Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll. Në ndërkohë, sot qytetarët e tri fshatrave Terrnav, Bellopoj, Halabak, kanë bllokuar rrugën e autobusëve në shenjë proteste. Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë”…
Lajme
Transportuesit e udhëtarëve me autobusë në linjën Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.
Në ndërkohë, sot qytetarët e tri fshatrave Terrnav, Bellopoj, Halabak, kanë bllokuar rrugën e autobusëve në shenjë proteste.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” kishte njoftuar se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.
Më poshtë mund të shihni pamje nga protesta ku po marrin pjesë një numër i lartë i qytetarëve. Ndërsa edhe Policia e Kosovës është prezent në ngjarje.
Ndërkaq, nga kjo shoqatë, dje për Lajmi.net konfirmuan se që nga sot do të pezullohet protesta e tyre, pas zotimit nga Komuna e Prishtinës se do të gjendet një zgjidhje. /Lajmi.net/