Mungesa e Mkhitaryan në finale, vjen reagimi i UEFA-s

Arsenali ka bërë të ditur se Henrikh Mkhitaryan do të mungojë në skuadrën e zgjedhur të trajnerit Unai Emery, për përballjen kundër Chelseat në finale të Ligës së Evropës, që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj.

Sport

21/05/2019 16:10

Së fundi ishte raportuar për rreziqet që mund t’i dilnin armenit Henrikh Mkhitaryanit nëse ai udhëtonte në Baku, për shkak të tensioneve politike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për konfliktin Nagorno-Karabakh.

Pas konfirmimit të mungesës së Mkhitaryanit, ka reaguar edhe UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit edhe pse bën të ditur se është munduar që me autoritetet e Azerbajxhanit t’i ofrojë siguri lojtarit, në fund ka pranuar dhe kuptuar vendimin e yllit të Arsenalit.

“Duke punuar së bashku me Arsenalin, UEFA, kërkoi dhe mori garanci në lidhje me sigurinë e lojtarëve në Azerbajxhan nga autoritetet më të larta në vend”, thuhet në reagimin e UEFA-s, përcjell ‘lajmi.net’.

“Si rezultat i këtyre garancive, një plan gjithëpërfshirës i sigurisë u hartua dhe iu dha klubit”.

“Ndërsa klubi pranon përpjekjet që UEFA dhe qeveria azerbe kanë bërë në këtë çështje, ne respektojmë vendimin personal për të mos udhëtuar me lojtarin”./Lajmi.net/