Mungesa e masave të sigurisë, IQP ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në disa komuna
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren ka ndërprerë punimet në disa objekte ndërtimore në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj. Ky vendim ka ardhur pasi janë konstatuar parregullsi në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë. “Si rezultat i këtyre konstatimeve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendime për ndalimin e…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren ka ndërprerë punimet në disa objekte ndërtimore në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj.
Ky vendim ka ardhur pasi janë konstatuar parregullsi në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Si rezultat i këtyre konstatimeve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendime për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, ka njoftuar IQP. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: