Mungesa e këtij minerali po çon çiftet tek problemet me fertilitet
Infertiliteti është një nga problemet më të zakonshme në mesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lifestyle
Tashmë hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë zbuluar se mungesa e zinkut mund të ndikojë negativisht nëfazat e hershme të zhvillimit të vezëve, transmeton lajmi.net.
Kjo zvogëlon aftësinë e qelizave vezë për t’u ndarë dhe fekonduar, sipas studiuesve.
Hulumtuesit do prezentojnë në të ardhmen rezultatet në San Diego.
Ushqimet që përmbajnë mineralin në fjalë janë drithërat dhe produktet e qumështit, bashkë me mishin e kuq, fasulet dhe arrat. /Lajmi.net/