Mungesa e dëftesës së regjistrimit, arsyeja kryesore e refuzimit të votave me postë

Rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këtë fazë ende nuk dihet saktësisht se sa prej tyre e kanë ushtruar të drejtën e votës. Sipas tij, nga kutitë postare…

Lajme

31/12/2025 13:08

Rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këtë fazë ende nuk dihet saktësisht se sa prej tyre e kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas tij, nga kutitë postare janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat i përkasin votimit me postë dhe që janë vlerësuar e verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga totali i pakove të pranuara deri më tani, pas procesit të verifikimit janë aprovuar rreth 27 mijë e 600 pako, ndërsa më shumë se 950 janë refuzuar. Arsyeja kryesore e refuzimit të zarfeve ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës pritet të fillojë gjatë kësaj jave.