Mungesa e arkave fiskale, Kaçaniku: Dikush nga shteti po kyçet në vallen e krimit

Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, ka kritikuar mungesën e arkave fiskale në shumë biznese në Kosovë, duke thënë se kjo po dëmton rëndë qytetarët Kaçaniku në një prononcim për GazetaBlic, thotë se vetë shteti, me ose pa vetëdije është duke u kyçur në vallen e krimit bashkë me disa biznese. “Po na shesin me…

Lajme

15/08/2025 12:29

Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, ka kritikuar mungesën e arkave fiskale në shumë biznese në Kosovë, duke thënë se kjo po dëmton rëndë qytetarët

Kaçaniku në një prononcim për GazetaBlic, thotë se vetë shteti, me ose pa vetëdije është duke u kyçur në vallen e krimit bashkë me disa biznese.

“Po na shesin me çmime të ngritura, me produkte te cungura dhe po abuzojne me TVSH-në. Ndokush nga vetë shteti, me ose pa vetëdije, po kyçet në vallen e krimit bashkë me disa biznese”, tha Kaçaniku.

Ai shtoi se ankesat e konsumatorëve hasin në “vesh të shurdhër”, dhe se situata aktuale përbënë “vjedhje të hapur të shtetit”.

“Aty ku ekonomikisht operohet pa fiskalizim, nuk ka transparencë, as llogaridhënie, as siguri. Ku nuk ka fiskalizim, nuk vërehet prania e shtetit. Kosova po përballet me ‘vjedhje të shtetit”, tha ai.

Tutje, Kaçaniku thekson se institucionet duhet të dëshmohen se janë shtet dhe keqbërësit të ndalohen.

“Institucionet duhet të dëshmohen se janë shtet, ndërsa keqbërësit duhet të ndalohen që t’i hipin shtetit”