“Mundo Deportivo” me lajmin e fundit për trajnerin e ri të Barcelonës (FOTO)

Barcelona do ta emërojë trajnerin e ri brenda një muaji.

Sport

04/03/2017 10:46

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Barcelona do ta gjejë trajnerin e ri brenda një muaji.

Luis Enrique do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, menjëherë pas ndeshjes së kthimit ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Barcelonës do ta fillojnë seriozisht kërkimin për pasardhësin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Jorge Sampaoli dhe Ernesto Valverde raportohet se janë dy favoritët për trajner të ri të Barcelonës, por nuk përjashtohet as ndonjë befasi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6