Mundësit kosovarë i shpëtuan tërmetit në Turqi, i ndihmuan edhe njerëzit nën rrënoja
Ekipi i mundjes së të rinjve të Kosovës ishin në Turqi kur ndodhi tërmeti i fuqishëm, por fatmirësisht kanë shpëtuar. Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Turqi dhe Siri. Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm goditi këto dy vende, duke shkaktuar mijëra vdekje. Në Turqi ishin edhe ekipi i mundësve të Kosovës, por…
Sport
Ekipi i mundjes së të rinjve të Kosovës ishin në Turqi kur ndodhi tërmeti i fuqishëm, por fatmirësisht kanë shpëtuar.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Turqi dhe Siri.
Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm goditi këto dy vende, duke shkaktuar mijëra vdekje.
Në Turqi ishin edhe ekipi i mundësve të Kosovës, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar dhe madje u kanë ndihmuar njerëzve që kishin qenë nën rrënoja.
Kështu ka raportuar së fundmi Federata e Mundjes së Kosovës:
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin e plot pa ndërhyrje:
“Ekipi i Federates se Mundjes se Kosoves pjesemarrese ne Turneun nderkombetar “12 February”ne Kahramarash te Turqise fale zotit i shpetoj me te keqes nga termeti katastrofal 7.7 shkall .Te gjitha objektet afer hotelit ku ishim te vendosur ekipa e FMK-se jane rrafshuar per toke. Mundesat tane treguan heroizem te pa pare duke ju ndihmuar njerzve ne germadha.Ekipa e FMK-se per momentin eshte vendosur ne qytetin Kajseri.
Faleminderit per interesim:Naim Muja, Daulina Osmani,Aferdita Fazlija, Ismet Krasniqi, Besim Aliti,Blerim Dajaku”./Lajmi.net/