Mund t’iu ketë ikur – rojet e sigurisë e godasin me grushte, lojtarët e Milanit e shpëtojnë tifozin

Në vikendin që lamë pas, AC Milan arriti të fitojë derbin e 'zjarrtë' ndaj rivalit lokal, Inter.

Sport

07/02/2022 10:22

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 – 1, për të arkëtuar pikët e plota dhe rikthyer në garën për titull, transmeton lajmi.net.

Por, gjatë këtij takimi, ndodhi një incident, që nuk u shfaq në televizion shkaku i censurës . Bëhet fjalë për një tifoz që hyri në fushë, por u kap nga rojet e sigurisë.

Tifozi nisi të vrapojë në fushë, ku ndeshja ende nuk kishte filluar, mirëpo sapo u kap nga rojet e sigurisë, përpos që e shtrinë në tokë nisën edhe ta godasin me grushte.

Rojet e sigurisë nuk ndaluan, derisa lojtarët e Milanit vrapuan që ta ndalojnë këtë veprim të dhunshëm.

Raportohet se tifozi pas kësaj tha “Më shpëtuan lojtarët e Milanit sepse nuk po mund të merrja frymë”.

YouTube player

Ndërkohë, AC Milan dhe Inter vazhdojnë të garojnë për titull të Seria A, ku diferenca në tabelë është vetëm një pikë./Lajmi.net/