“Mund të marrim me mend se çfarë do të jetë përgjigja” – VV fillon të përgatisë terrenin nëse Kushtetuesja nuk vendos në favorin e tyre

Të gjitha partitë janë duke pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me komisionin për votim të fshehët, që u dërgua nga AAK-ja në bashkëpunim me deputetë tjerë të opozitës. Por, VV duket se ka filluar të përgatit terrenin nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favorin e tyre, shkruan lajmi.net Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu…

Lajme

31/05/2025 19:08

Të gjitha partitë janë duke pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me komisionin për votim të fshehët, që u dërgua nga AAK-ja në bashkëpunim me deputetë tjerë të opozitës.

Por, VV duket se ka filluar të përgatit terrenin nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favorin e tyre, shkruan lajmi.net

Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu në një prononcim pas seancës së sotshme tha se mund të dihet se çfarë mund të jetë përgjigja, duke u bazuar në përvojat e kaluara.

“Ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të paragjykojmë, mund të marrim me mend se çfarë do të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese bazuar edhe në praktikat që kemi pasur me vendimet e gjykatës.”, tha Haxhiu.

Gjatë kësaj jave, lajmi.net e ka kontaktuar Gjykatën Kushtetuese që patën një përgjigje të shkurtër.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.”, thuhej në përgjigje.

Të hënën do të jetë hera e 25-të për konstituim të Kuvendit./lajmi.net/