Mund të dobësoheni edhe pa pasur uri

Gjithmonë është besuar që humbja e peshës do të thotë të kesh uri. Por e vërteta është se nëse hani pak ngadalësohet metabolizmi duke favorizuar rënien në peshë.

Lifestyle

16/05/2018 10:48

Por ka disa strategji që mund t’ju ndihmojnë për një stil më të mirë jete. Ndiqni fotogalerinë me këshilla!

Shpesh pesha e tepërt vjen dhe si pasojë e ushqimeve që konsumojmë që janë pak të shëndetshme. Konsumi i ëmbëlsirave me sheqer të rafinuar është armiku numër një. Fokusohuni tek frutat, biskotat integrale, perimet, çajrat etj. Nëse ju pëlqejnë ëmbëslirat, përdorni mjaltin apo fruta.
Asnjëherë mos i kaloni vaktet, pasi nëse shmangni ndonjë vakt trupi kalon në reduktimin e shpenzimit të energjisë dhe vakti pasardhës do të jetë më i bollshëm për shkak të urisë. Përgatisni tre vakte kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë dhe dy mesvakte.
Pini ujë mjaftueshëm është mjaft e rëndësishme për rënien në peshë. Ndodh edhe që të ngatërroni etjen me urinë, prandaj rekomandohet që të pini ujë sa herë keni oreks, dhe pasi të konsumoni vaktet. Ideale është 6 deri në 8 gota ujë.
Të mbash ankthin në kontroll është mjaft e rëndësishme, pavarësisht se shkaku i vërtetë i urisë nervoze. Ju duhet forca e vullnetit.