Mullisët i kërkojnë Qeverisë ta heq ndalesën e eksportit të miellit

Miell ka me bollëk, prandaj nuk është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të.

Lajme

20/05/2022 23:20

Për këtë arsye, Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit që e ndalon eksportin e këtij produkti, raporton Klan Kosova.

Para pesë javësh, Ministria e Tregtisë ndaloi eksportin e disa prej produkteve esenciale, pas krizës së shfaqur nga lufta në Ukrainë.

Kryemullisi Muhamet Farizi thotë se me vazhdimin e këtij vendimi po dëmtohen bizneset që kanë marrëveshje me kompani të mëdha jashtë vendit, dhe, kësisoj, mund t’i humbin myshterinjtë.

Ministria e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje nëse është duke e shqyrtuar heqjen e kësaj ndalese.

Veçse qeveria vazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva.