Muller vlerëson pozitivisht Salzburgun: Jemi në dijeni për kualitetet e tyre

Bayern Munich do të luajë përballë Salzburg në kuadër të Champions League.

Sport

15/02/2022 13:52

Faza e 1/16-ës së finales i ka vënë përballë njëra-tjetrës skuadrën e Bayern Munich dhe atë të Salzburg.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë Thomas Muller, i cili ka bërë vlerësime pozitive për austriakët, duke mos kursyer lëvdatat.

“Salzburg kanë vendosur veten mjaft mirë në vitet e fundit, duke llogaritur këtu edhe Champions League”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë vendosur standardin në futbollin austriak. Të kapësh fazën e nokautit duhet të kesh kualitete të mira dhe të luash mirë në disa ndeshje. Ne jemi në dijeni për kualitetin që kanë ata”, shtoi gjermani.

Ndeshja e parë e këtij çifti do të luhet në Salzburg. Ndeshja luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/