Mujka për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Më i madhi që i është bërë Kosovës që nga viti 1999

Faruk Mujka, Kryeshef i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc” ka deklaruar se sulmi i së premtës së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut është sulmi terrorist më i madhi që i është bërë Kosovës që nga periudha e pasluftës. Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ku po diskutohet për…

Lajme

02/12/2024 21:04

Faruk Mujka, Kryeshef i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc” ka deklaruar se sulmi i së premtës së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut është sulmi terrorist më i madhi që i është bërë Kosovës që nga periudha e pasluftës.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ku po diskutohet për sulmin në veri, më saktësisht sulmi që ka goditur në pikat kritike të vendit.

“Sulmi më i madh i pasluftës ka qenë i të premtës, në infrastrukturën e kanalit të Ibër-Lepencit, i cili e mbart ujin nga diga e dytë Privorica që bëhet ndarja e ujit prej lumit Ibër në kanalin e Ibër-Lepencit. Ky kanal e ka destinacion KEK-un dhe ftohjen e turbinave të saj. Ky kanal është 49 km. Është kanal i kombinuar, ku 22-23 km është I hapur dhe të tjera I mbyllur. Kemi 21 abadukte, kanale ure por që janë problematike e që janë mbi  4-5 metra mbi nivelin e tokës. Roli kryesor është furnizimi I KEK-ut, Feronikelit dhe furnizimi i kompanive regjionale të ujit, Mitrovica, Vushtri dhe Prishtinën. Ku furnizohen mbi700 mijë banor e që I përfshin 1/3 e Prishtinës, Mitrovicën, Drenasin, Zveçanin, Obiliqin, Fushë Kosovën”, tha Mujka.

Mujka tha se “pa ujë do të mbetej Zveçani, Komuna Veriore e Mitrovicës, pasi që Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë burime tjera të furnizimit”.

Ai shtoi se “kanali është punuar në vitet e 1970-ta dhe funksionon me rënie të lirë” dhe prek pjesë që nuk janë lehtë të qasshme dhe të kontrollueshme”.

“Një gjatësi prej 49km është vështirë e menaxhueshme”, shtoi Mujka.