Muhaxheri: Rrezikshmëria e Agim Madanajt po ekzagjerohet

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke folur në lidhje me sigurinë në Pejë, konkretisht në lidhje me arrestimin e shtetasit shqiptar Agim Madanaj, i cili ka plagosur dy pjesëtarë të policisë së Kosovës, tha se rrezikshmëria e tij po ekzagjerohet.

Lajme

29/09/2015 23:50

“Mendoj që po ekzagjerohen shumë gjëra, sepse Agim Madanaj nuk ka qenë i rrezikshëm për personat në Pejë. Ai zakonisht ka pas caqe shtëpi të zbrazëta ose ushqim. Në raste tjera nuk është person që i rrezikon qytetarët. Mendoj që po tejzmadhohet rrezikshmëria e tij. Sipas informatave nuk është në komunën e Pejës.”

Ai theksoi se situata në Pejë është dukshëm më e mirë.

“Situata e sigurisë në Pejë është shumë më e mirë, ka një vit që nuk ka vrasje gjithashtu edhe në shkolla gjendja është më e mirë”, tha Muhaxheri.