Muhaxheri reagon për vrasjen në Pejë: Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar për vrasjen tronditëse në Pejë, ku mbeti e vrarë një grua nga bashkëshorti i saj. Muhaxheri tha se ngjarja e sotme ka tronditur mbarë vendin, dhe ka kërkuar nga institucionet drejtësi për të ndjerën. Tutje ai ka thënë se në shoqërinë kosovare nuk ka vend për dhunë. Postimi…

Lajme

16/04/2024 13:01

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar për vrasjen tronditëse në Pejë, ku mbeti e vrarë një grua nga bashkëshorti i saj.

Muhaxheri tha se ngjarja e sotme ka tronditur mbarë vendin, dhe ka kërkuar nga institucionet drejtësi për të ndjerën.

Tutje ai ka thënë se në shoqërinë kosovare nuk ka vend për dhunë.

Postimi i plotë:

Ditë e trishtë sot.

Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë.

Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur.

Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. /lajmi.net