Muhaxheri i LDK-së me rreth 3 milionë euro pasuri të paluajtshme e objekte të lëshuara me qira

Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. E një nga figurat tjera politike i cili ka deklaruar pasurinë e tij është edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Muhaxheri ka deklaruar se ka në posedim, plotë nëntë pasuri të paluhatshme,…

Lajme

24/04/2025 15:37

Deklarimi i pasurisë i cili është realizuar gjatë muajit mars të këtij viti, është publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

E një nga figurat tjera politike i cili ka deklaruar pasurinë e tij është edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka deklaruar se ka në posedim, plotë nëntë pasuri të paluhatshme, të trashëguara e të blera, shkruan lajmi.net.

Që në total të pasurisë së paluhatshme, Muhaxheri ka një pasuri “marramendëse”, pothuajse prej tre milionë euro.

Ndryshe i pari i Pejës ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon dy vetura të blera me kredi të cilat kapin vlerën e 17 mijë euro.

Po ashtu ka Muhaxheri ka deklaruar se merr afër 33 mijë euro për objektet të cilat i ka lëshuar me qira.

Derisa paga të cilën e ka deklaruar se merr është 16 mijë e 221 euro e 36 cent. /Lajmi.net/