Muharremi: VV e vetmja parti me trend të theksuar të rënies
Shenoll Muharremi ka thënë se në zgjedhjet e reja potenciale, VV mund të jetë humbësja më e madhe. “Në zgjedhjet e reja potenciale, LVV mundet me qenë humbsja më e madhe. Kjo parti ka dalë vetëm 37% në matjen e qershorit në Omnibus. Nga 50.2% në 42.3%… në 40.8% e së fundmi 37.2%. Rënia e partisë…

Lajme
Shenoll Muharremi ka thënë se në zgjedhjet e reja potenciale, VV mund të jetë humbësja më e madhe.
“Në zgjedhjet e reja potenciale, LVV mundet me qenë humbsja më e madhe. Kjo parti ka dalë vetëm 37% në matjen e qershorit në Omnibus. Nga 50.2% në 42.3%… në 40.8% e së fundmi 37.2%. Rënia e partisë është gati 1 pikë përqind në muaj. Partia me këtë trend po shkon potencialisht në nivelin 32% në dhjetor apo fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa nëse futet në zgjedhje me këtë nivel të tillë (32%) ajo rrezikon me humbë një pjesë të konsiderueshme të përkrahjes që e ka gëzuar vitet e fundit.”
Ai ka thënë se VV është e vetmja partj që ka trend të theksuar të rënies.
“LVV është e vetmja parti (nga tri të mëdha) që ka një trend të theksuar të rënies dhe që rrezikon me humbë edhe më shumti në zgjedhjet potenciale. Nëse LVV nuk ka arritë me kriju shumicë parlamentare me 42.3% e me 48 deputetë.. ajo do të ketë thujase të pamundur me kriju pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme me këtë qasje e logjikë që po aplikon.”