Muharremi: Rritja e çmimit të energjisë nuk ndalet vetëm në faturën e rrymës

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar heshtjen e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, në lidhje me temën e shumëdiskutuar të mundësisë së shtrenjtimit të rrymës. Në një postim në Facebook, Muharremi tha se reagimi nuk është politik dhe as i drejtuar kundër qeverisë në vetvete, por një përpjekje për të ndihmuar qytetarët, familjet dhe…

Lajme

06/04/2025 14:40

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar heshtjen e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, në lidhje me temën e shumëdiskutuar të mundësisë së shtrenjtimit të rrymës.

Në një postim në Facebook, Muharremi tha se reagimi nuk është politik dhe as i drejtuar kundër qeverisë në vetvete, por një përpjekje për të ndihmuar qytetarët, familjet dhe bizneset vendore që po përballen me pasoja të rënda ekonomike.

“Kjo përnime nuk është politikë, e as kundër qeverisë. Është përpjekje me ndihmu rastin. Me i ndihmu qytetarët, familjet dhe bizneset vendore. Ne jo veç që kemi ngritë zërin, po gjithashtu edhe kemi ofru zgjidhje, diçka që qeveria, e sidomos Ministria e Ekonomisë, çuditërisht e ka lanë anash, se ka ba fare. Po a ka logjikë e si me shpjegu që Albin Kurti nuk po e thotë as edhe një fjalë për njërën prej temave më të ndjeshme që po e prek shoqninë tonë? A thu ka vendos me abstenu krejt nga përgjegjësia e vet si Kryeministër?” – tha ai.

Sipas tij, pasojat e rritjes së çmimit të energjisë nuk do të ndihen vetëm në faturat e rrymës, por do të prekin edhe çmimet e produkteve bazë si buka, qumështi, transporti dhe qiraja.

“Vendimi është ekonomikisht tepër i rrezikshëm. Rritja e çmimit të energjisë nuk ndalet vetëm në faturën e rrymës. Si të rritet rryma, pas saj nisin me radhë edhe buka, qumështi, qiraja, transporti, çdo shërbim që përdor energji.. Nëse Kurti vazhdon kështu, ky ka me mbet një prej momenteve ma të errëta të karrierës së tij politike. Bile edhe kundër asaj çka ka besu e çka është angazhu gjithë jetën. Nuk është veç heshtje. Është skandal.” – tha ai.