Muharremi publikon matjet e Omnibusit që i qesin votuesit e VV-së analfabet: 54,7% nuk kanë as shkollë fillore

Analisti Shenoll Muharremi, ka publikuar matjet e fundit të Omnibusit ku thotë se Lëvizjen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit me nivel të ulët të edukimit që nuk kanë të kryer as shkollën fillore. Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka bërë të ditur se sa më shumë që të rritet niveli i edukimit…

Lajme

26/06/2025 14:55

Analisti Shenoll Muharremi, ka publikuar matjet e fundit të Omnibusit ku thotë se Lëvizjen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit me nivel të ulët të edukimit që nuk kanë të kryer as shkollën fillore.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka bërë të ditur se sa më shumë që të rritet niveli i edukimit të votuesve, aq më e vogël është përkrahja e VV’së.

 

 

“Sipas matjes së fundit të Omnibus, votuesit me vetëm disa vite shkollë (niveli më i ulët i edukimit që nuk kanë as shkollën fillore të përfunduar) e kanë një përkrahje të lartë prej 54.70% për LVV-në. E sa më shumë rritet niveli i edukimit të votuesëve, aq më e vogël është përkrahja për këtë parti. Janë vetëm 23.60% votues me magjistraturë e doktoraturë që e kishin votuar LVV-në sipas matjes”, shkroi ai.

Tutje analisti ka publikuar edhe statistikat e partive tjera, ku thuhet se te PDK, vetëm 3.80% e atyre me disa vite shkollë e përkrahin, ndërsa kjo parti ka përkrahjen më të lartë tek votuesit me magjistraturë dhe doktoraturë 34.70%.

 

 

“LDK ka një përkrahje prej 18.90% tek votuesit me disa vite shkollë ndërsa tek ata me magjistraturë e doktoraturë ka një nivel të përkrahjes prej 13.90%.
Tek shtresa e studenteve, LDK ka një përkrahje prej 18.00%, PDK prej 14.00% dhe LVV prej 38.00%.
Ata me shkollë fillore e përkrahin LVV-në 40.10%, PDK 20.40% dhe
LDK 17.50%”, përfundon Muharremi.

Postimi i tij i plotë: