Muharremi për vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë: Shteti që ndëshkon e shkatërron ekonominë e vet
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi e ka komentuar vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë energjetik. Muharremi me anë të një postimi e ka quajtur çmenduri “shtetin që ndëshkon e shkatërron ekonominë e vet”, shkruan lajmi.net “Në vend që të ju ofrojë bizneseve tona energjinë e KEK-ut, që prodhohet me resurse publike dhe ka…

Lajme
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi e ka komentuar vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë energjetik.
Muharremi me anë të një postimi e ka quajtur çmenduri “shtetin që ndëshkon e shkatërron ekonominë e vet”, shkruan lajmi.net
“Në vend që të ju ofrojë bizneseve tona energjinë e KEK-ut, që prodhohet me resurse publike dhe ka kosto 30 euro për MWh, qeveria i përjashton, nuk e përgatit tregun, i lë nën mëshirën e monopolit dhe në fund… ua rrit faturat deri në 300%”, shkroi ai ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Shteti që Ndëshkon e Shkatërron Ekonominë e Vet!
Si me e quajt këtë përveçse ÇMENDURI?
Një ditë vikendi në dhjetor, para zgjedhjeve nacionale, Qeveria e Kosovës, pa paralajmërim e pa planifikim, vendosi me i nda shtesat nga 100 euro ku përfituan deri 700,000 persona. Besoni ose jo, kostoja e atij vendimi elektoral ishte rreth 70 milionë euro. Efektet ekonomike, rritje e importit dhe deficitit, se 80% dolën jashtë ekonomisë.
E sot kur me vetëm me 35 milionë euro (gjysma e atyre dhuratave për vota) mundesh me i ndihmu bizneset vendore që përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë, qeveria po heziton. Fjala është për përjashtimin e papërgatitur të bizneseve nga tregu i lirë i energjisë, ku nuk ka konkurrencë dhe sipas vetë bizneseve, oferta e energjisë është deri 300% më e lartë. Kjo i bën më pak konkurrente produktet vendore, dhe ndikon në rënie të shitjeve, rritje të importeve që kanë kalu 6 miliardë në vit në mallra.
Si me i përshkru institucionet publike që i godasin bizneset e veta, që e ndëshkojnë me sadizëm ekonominë e vet? Të çmendur? Injorantë? Jokompetentë? Apo malinjë me vetëdije? Sepse kur e ndëshkon dorën që të ushqen, ata që e mbajnë vendin gjallë, ti e ke humb kontaktin me realitetin.
E kjo na qon drejt një dyshimi nëse ndoshta kryeministri në detyrë, nga inat personal dhe urrejtje ideologjike për ata që i quan “obligarkë”, ka vendos me i shkatërru.
Por në përpjekje me i goditë ata, po e shkatërron ekonominë e krejt Kosovës. Harroi që ata përfaqësojnë më shumë se 50% të ekonomisë dhe punësojnë më shumë se krejt shteti bashkë qeveri, administratë publike, polici, ushtri, arsim e shëndetësi… e krejt sektori publik. Gati dyfish se krejt punëtorët e shtetit.
Ndoshta ka vendos me i “çrrënjos obligarkët”, por nuk e kupton që po e çrrënjos vendin. Sepse kjo që po ndodh në sektorin e energjisë nuk shpjegohet ndryshe.
Në vend që të ju ofrojë bizneseve tona energjinë e KEK-ut, që prodhohet me resurse publike dhe ka kosto 30 euro për MWh, qeveria i përjashton, nuk e përgatit tregun, i lë nën mëshirën e monopolit dhe në fund… ua rrit faturat deri në 300%.
Cka ndodh pastaj?
-Produktet e Kosovës bëhen më të shtrenjta
-Bien shitjet, rriten nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria
-Ekonomia e Kosovë humbë terren
-Rritet importi
-Thellohet deficiti
-Mbyllen disa biznese që nuk i mbijetojnë presionit
-Ulet numri i të punësuarve në sektor priva
-Rritet migrimi jashtë vendit, ulet nataliteti
-Rritet varfëria
Si me e quajt këtë përveçse ÇMENDURI?!/lajmi.net/