Muharremi nuk do ta shikoj intervistën e Kurtit: Tashmë është vonë, shoku Albin, na ke bojkotuar në momentet më të vështira
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në media pas një periudhe të gjatë heshtjeje publike. Ai thotë se sonte ka vendosur të bojkotojë paraqitjen e Kurtit, duke theksuar se “tashmë është vonë, shoku Albin, na ke bojkotuar në momentet më të vështira”. Muharremi shton se pavarësisht se…
Lajme
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në media pas një periudhe të gjatë heshtjeje publike.
Ai thotë se sonte ka vendosur të bojkotojë paraqitjen e Kurtit, duke theksuar se “tashmë është vonë, shoku Albin, na ke bojkotuar në momentet më të vështira”.
Muharremi shton se pavarësisht se është mik i afërt me moderatorin Kushtrim Sadikun, këtë herë ka vendosur të mos e ndjekë emisionin.
“Sonte do e bojkotoj KM në largim ashtu si na ka bojkotuar ai neve”, u shpreh ai.
Sipas analistit, Kurti ka munguar për një kohë të gjatë në komunikim me publikun dhe gazetarët, madje edhe në situata krize.
“As nuk është paraqitur në studio e media, e as nuk ka komuniku me gazetarë që me na tregu për gjendjen e shtetit në momentet më të vështira të bllokadës”, shkruan Muharremi.
Ai e akuzon kryeministrin në detyrë se ka shmangur llogaridhënien për qeverisjen dhe menaxhimin e parasë publike.
Muharremi e kritikon ashpër edhe qasjen e Kurtit ndaj mediave, duke kujtuar se “i ka leju pjesëtarë të partisë së tij me i quajt ‘vrasës me pagesë’ gazetarët” dhe se ka toleruar linçime verbale ndaj tyre.
Ai shton se Kurti “ka luajtur me fatin e RTK-së duke mos ju dhënë pagën” dhe se tani po kthehet në studio televizive vetëm për interes elektoral. Reagimin e tij e mbyll me mesazhin: “Tashmë është vonë, tepër vonë”./lajmi.net/