Muharremi: LVV dominoi diasporën me gati 80% të votave, rezultat “i turpshëm” për PDK-në dhe LDK-në

Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar rezultatin e partive politike nga votat e diasporës. Të “turpshëm” e ka quajtur Muharremi rezultatin e arritur nga PDK dhe LDK në diasporë, ndërkaq për VV-në ka thënë se është rritje e ndjeshme dhe se ka pasur ndikim edhe në rritje të ulëseve. “Aktualisht në KQZ me 96,67% e votave…

Lajme

17/06/2026 09:31

Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar rezultatin e partive politike nga votat e diasporës.

Të “turpshëm” e ka quajtur Muharremi rezultatin e arritur nga PDK dhe LDK në diasporë, ndërkaq për VV-në ka thënë se është rritje e ndjeshme dhe se ka pasur ndikim edhe në rritje të ulëseve.

“Aktualisht në KQZ me 96,67% e votave të numëruara  LVV po figuron me 53 ulëse. Nga rreth 48 në fillim, shkoi në 53, një sukses i madh elektoral dhe e nënvlerëson “rënien” e LVV-së, edhe pse ajo është larg qëllimeve të veta me 60% apo 70% dhe megjithatë ka rënie”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka thënë se VV i ka 76 mijë e 506 vota nga diaspora ndërkaq LDK i ka rreth 10 mijë e 992 e PDK 8 mijë e 137 vota/

“Kjo i bie (edhe pse nuk janë krejt finale, por rezultati nuk do të ndryshojë shumë sepse janë mbi 90% të numëruara) se LVV i ka fitu 79.99%, ndërsa LDK 11.49% e PDK vetëm 8.51%. Një dominim absolut i LVV-së, që gjithashtu duhet me shërby si alarm për ndryshime dramatike te dy partitë tjera në diasporë, por edhe në nivel vendi”, ka shkruar Muharremi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: