Muharremi kritikon qeverinë për pagën e 13-të: Rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar qeverinë për përfshirjen e pagës së 13-të për sektorin publik në buxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar këtë një masë elektorale që dëmton ekonominë e vendit. Sipas Muharremit, vendimi për të shpërndarë më shumë fonde në sektorin publik për të siguruar vota rrit presionin mbi bizneset, çmimet dhe inflacionin,…

Lajme

31/10/2025 11:00

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar qeverinë për përfshirjen e pagës së 13-të për sektorin publik në buxhetin e vitit 2026, duke e konsideruar këtë një masë elektorale që dëmton ekonominë e vendit.

Sipas Muharremit, vendimi për të shpërndarë më shumë fonde në sektorin publik për të siguruar vota rrit presionin mbi bizneset, çmimet dhe inflacionin, si dhe ndikimin negativ te importet, deficiti dhe migrimi. “Le të zbrazet Kosova krejt, vetëm pushtetin të ruajmë. Qato vota po i dojmë, se skemi sa duhet për pushtet absolut,” tha ai.

Analisti thekson se një parti që rrezikon seriozisht ekonominë dhe stabilitetin e shtetit për të siguruar vota dhe pushtet absolut nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme.

Postimi i plotë: 

Paga e 13-të… se po na duhen ma shumë vota nga sektori publik. Ska lidhje që i rëndojmë bizneset edhe ma shime, i rrisim çmimet e inflacionin edhe më shumë. E importet, deficiti e migrimi që rriten ende, sna intereson. Le të zbrqzet Kosova krejt, vetëm pushtetin te ruajmë. Qato vota po i dojmë, se skemi sa duhet për pushtet absolut. Një parti që e rrezikon seriozisht ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut nuk mundet me pas të ardhme të mirë./lajmi.net/