Muharremi kritikon Kurtin për deklaratën ndaj Osmanit: Pak si nënçmuese për ish-partneren e tij politike

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili komentoi sot bashkimin politik të Vjosa Osmani me Lumir Abdixhiku për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili tha se “Njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru…

Lajme

07/05/2026 11:39

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili komentoi sot bashkimin politik të Vjosa Osmani me Lumir Abdixhiku për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili tha se “Njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru me faktet”.

Sipas Muharremit, kjo deklaratë tingëllon nënçmuese ndaj ish-partneres së tij politike, Vjosa Osmani.

“Avavvavav… pak si nënçmuese kjo për ish-partneren e tij kryesore dhe ish-presidenten e vendit. Domethënë, nëse bëheni partner i Kurtit dhe e ndihmoni me fitu, kështu po jua kthejke ky – po përfundoni të nënçmuar nga ai”, ka shkruar Muharremi.

Në fund të reagimit të tij, ai iu drejtua edhe Osmanit me fjalët: “Hajde Vjosa, hajde, pak ma gjallë se po nxehet puna”. /Lajmi.net/