Muharremi: Kampi i VV-së po frikësohet për bashkëpunimin mes LDK-së dhe PDK-së
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, duke thënë se bashkëpunimi i arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka shkaktuar frikë në kampin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Sipas tij, LVV po përpiqet ta portretizojë këtë bashkëpunim si diçka kërcënuese, megjithëse, siç thotë…
Lajme
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, duke thënë se bashkëpunimi i arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka shkaktuar frikë në kampin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Sipas tij, LVV po përpiqet ta portretizojë këtë bashkëpunim si diçka kërcënuese, megjithëse, siç thotë ai, qytetarët tashmë e kanë përjetuar qeverisjen dhe dominimin e kësaj partie në pothuajse pesë vitet e fundit.
“Ende LVV po mendon që jemi në vitin 2021 e që Kosova nuk e ka provu qeverisjen dhe dominimin e LVV-së. Gjatë gati pesë viteve të fundit LVV ka pas pushtet absolut dhe të gjithë e kemi pa si qeveriset dhe çka ndodhi.”
Ai thotë se qeverisja e Vetëvendosjes është shndërruar në një version më të keq të qeverisjeve të vjetra të LDK-së dhe PDK-së, me kapje të institucioneve publike, borde të mbushura me militantë dhe buxhet që përdoret për blerje votash.
“Në fund të mandatit të LVV-së në Kosovë ka frikë, pasiguri dhe dyshime për të ardhmën. Dikush duhet me ja kthy shpresën Kosovës e me kthy besimin tek institucionet publike e qeveria.”
Ai e konsideron të pavërtetë narrativën e LVV-së se bashkëpunimi LDK–PDK rrezikon të rikthejë ndikimin e Serbisë në Kosovë.
“Kjo është një rrenë e madhe dhe propagandë e ulët, sepse edhe Memli, edhe Lumiri, e sidomos Hykmete e Bedria janë patriotë të jashtëzakonshëm. Për më shumë, janë me integritet. Sikur PDK dhe LDK të dëshironin, sot kishin pas qeverinë bashkë me Listën Serbe dhe Albini me shokë kishin qenë në opozitë.