Muharremi: Duhet të ndëshkohen me votë ata që keqpërdorin fëmijët në fushata

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se në demokracia vota nuk është shpërblim, por përgjegjësi dhe llogaridhënie. Ai ka bërë me dije se në demokraci duhet ndëshkuara ata që e keqpërdorim besimin e qytetarëve. Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se më 7 qershor qytetarët duhet të ndëshkojnë ata që keqpërdoren fëmijët në…

Lajme

03/06/2026 08:36

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se në demokracia vota nuk është shpërblim, por përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Ai ka bërë me dije se në demokraci duhet ndëshkuara ata që e keqpërdorim besimin e qytetarëve.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se më 7 qershor qytetarët duhet të ndëshkojnë ata që keqpërdoren fëmijët në fushatë dhe ata që keqpërdoren fëmijët në fushatë.

“Në demokraci, vota nuk është shpërblim për pushtetin, por mekanizëm llogaridhënieje. Kur keqpërdorimi tolerohet, ai përsëritet. Kur ndëshkohet me votë, demokracia forcohet. Duhet të ndëshkohen me votë ata që: Keqpërdorin fëmijët në fushata zgjedhore, duke i futur në gara politike që nuk u përkasin. Përdorin paranë publike dhe qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për të blerë mbështetje dhe vota, veçanërisht te qytetarët më të varfër. Punësojnë militantë partiakë pa meritë, duke dëmtuar profesionalizmin dhe efikasitetin e institucioneve publike. Shfrytëzojnë vetura zyrtare, ndërtesa publike dhe infrastrukturën shtetërore për aktivitete partiake dhe elektorale”, ka shkruar ai.