“Mua besoj më shpëtoi portreti” përfaqëson Kosovën në Berlinale
Një film i cili rrëfen tregimin e piktorit Skender Muja, i cili bashkë me qytetarët e tjerë të Mitrovicës, u ngujuan nga forcat serbe në një shkollë të Skenderajt në vitin 1999, do ta ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti, në muajin shkurt. Historia e tyre në kampin e ndalimit vjen në filmin…
ShowBiz
Një film i cili rrëfen tregimin e piktorit Skender Muja, i cili bashkë me qytetarët e tjerë të Mitrovicës, u ngujuan nga forcat serbe në një shkollë të Skenderajt në vitin 1999, do ta ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti, në muajin shkurt.
Historia e tyre në kampin e ndalimit vjen në filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti” me regji nga Alban Muja.
Filmi është pjesë e programit “Forum Expanded” dhe prodhimi i tij është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Kinematografia jonë, kohëve të fundit me filma të metrazhit të shkurtë, po vazhdon të shkëlqejë në ngjarjet më prestigjioze të industrisë botërore të filmit”, shkroi kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Një reflektim i mbijetesës dhe qëndresës në relacion me fuqinë e artit për t’i arritur dy të parat. Urime Albanit dhe gjithë ekipit të filmit për këtë përzgjedhje dhe përfaqësim shumë të vlefshëm”, shtoi Kurti në Facebook.