MSH mori vendim që punëtorët e ndërtimtarisë mos të punojnë në mesditë, kjo nuk po zbatohet

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim që punëtorët e ndërtimtarisë të mos punojnë nga ora 11 e ditës deri në ora 17. Ky vendim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Lajmi.net ka dal në terren ku ka parë se ky vendim nuk po zbatohet dhe në “Lagjen e Muhaxherëve”…

Lajme

15/07/2024 16:39

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim që punëtorët e ndërtimtarisë të mos punojnë nga ora 11 e ditës deri në ora 17.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Lajmi.net ka dal në terren ku ka parë se ky vendim nuk po zbatohet dhe në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, punëtorët e ndërtimit po vazhdojnë punën.

“Çka të më thotë shefi unë veproj”, ka thënë njëri nga punëtorët i cili ka treguar se ky ka qenë urdhër i shefit.

Njëri nga kryepunëtorët, sapo ka parë kamerat e lajmi.net ka thënë se po i merr punëtorët dhe po e përfundojnë punën duke e pranuar se e kanë thyer rregullin.

Video: