MSh e mohon se ka mungesë të NaCl-së, por ShSKUK nënshkruan kontratë për furnizim në mbi 820 mije euro nga një barnatore në Kamenicë

Mungesa me sasi të NaCl-së si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe në barnatoret private, është bërë problematikë serioze për qytetarët. Ndonëse në vazhdimësi qytetarët po ankohen për këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë po e mohon të jetë e vërtetë, shkruan lajmi.net. Nga MSh, kanë thënë pak ditë më parë për lajmi.net se kanë furnizuar…

Lajme

27/03/2025 10:31

Mungesa me sasi të NaCl-së si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe në barnatoret private, është bërë problematikë serioze për qytetarët.

Ndonëse në vazhdimësi qytetarët po ankohen për këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë po e mohon të jetë e vërtetë, shkruan lajmi.net.

Nga MSh, kanë thënë pak ditë më parë për lajmi.net se kanë furnizuar të gjitha institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me produktin NaCl 0.9% 500ml dhe NaCl 0.9% 100ml, sipas planifikimit dhe kërkesave të rregullta të QKMF-ve në nivel vendi, dhe kanë konsideruar se nuk ka mungesë të këtij produkti.

Edhe pse kanë thënë se furnizimi është përfunduar, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratë të re për furnizim me sasi të NaCl-së.

Ky tender i është dhënë ndërmarrjes shëndetësore “Dreni Pharm” në Kamenicë.

Kontrata ka vlerën e një milion e 98 mijë euro e 105 eurove eurove. /Lajmi.net/