MSA ndihmon prodhimin vendor

Marrëveshja Stabilizim- Asocim është e rëndësishme edhe në aspektin ekonomik. Kërkohet që të avancohet partneriteti publiko-privat Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi të premten se Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit konsiderohet të jetë me rëndësi jo vetëm në aspektin politik, por edhe në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve anëtare të BE-së dhe…

Lajme

06/09/2013 12:08

Marrëveshja Stabilizim- Asocim është e rëndësishme edhe në aspektin ekonomik. Kërkohet që të avancohet partneriteti publiko-privat

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi të premten se Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit konsiderohet të jetë me rëndësi jo vetëm në aspektin politik, por edhe në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve anëtare të BE-së dhe atyre që pretendojnë të antarësohen.

Gërxhaliu u takua në Bruksel me udhëheqësit e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian. Bashkëbiseduesit u pajtuan se integrimi në fushën ekonomike mund të arrihet me partneritet dhe me dialog konstruktiv.

‘Marrëveshjen për Stabilizim Asoociim e shohim të një rëndësie multi dimensionale për ardhmërinë e Kosovës, e në veçanti sa  i përket zhvillimit ekonomik.’

‘Krahas harmonizimit dhe negociatave për këtë marrëveshje duhet të bëhet më tepër në mbështetje të ndërmarrësve kosovar, për të arritur standarde dhe kritere të nevojshme konkurruese, por në të njëjtën kohë edhe mbrojtje në etapa kohore të prodhimeve me interes për ekonominë kosovare.’

Ndërsa zyrtarët e kësaj drejtorie e mbështetën partneritetin me Kosovën në fushën ekonomike dhe kërkuan që në Kosovë të avancohet partneriteti publiko-privat. Në këtë aspekt zëri i shoqërisë dhe biznesit kosovar duhet të jetë pjesa substanciale e këtij procesi.