Eleminohet Reali, Athletic Bilbao arrin në finale të Supercopa de Espana

Real Madrid ka pësuar disfatë në gjysmëfinale të Supercopa de Espana nga skuadra e Athletic Bilbao të cilët kanë kaluar në finale të turneut.

Sport

14/01/2021 22:55

Real Madrid ka pësuar humbje shokuese ndaj Athletic Bilbao, i cili do të përballet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana, transmeton lajmi.net.

Golin për Athletic Bilbao e kishte shënuar, Raul Garcia në minutën e 18′.

Por, si duket Bilbao sot ishte në formë të lartë, kjo pasi që në minutën e 37′ u akordua penalti për ta, të cilën e konvertoi Raul Garcia dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, në favor të Athletic Bilbao.

Pjesa e dytë solli më shumë intensitet në lojë, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, reagoi me zëvendësime dhe kjo duket se e freskoi lojën e “Los Blancos”.

Karim Benzema shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 73′ të ndeshjes, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë dallimin.

Athletico Bilbao do të ndeshet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana./Lajmi.net/

Goli i parë nga Garcia:

Goli i dytë nga Garcia:

Goli nga Benzema: