MPJD konfirmon vdekjen e shtetasit të Kosovës në Serbi, u aksidentua me një tren

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili humbi jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë. Voca ishte raportuar si i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Trupi i tij i pajetë…

Lajme

21/11/2025 19:10

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili humbi jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë.

Voca ishte raportuar si i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Trupi i tij i pajetë ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit, raporotn lajmi.net

MPJD ka bërë me dije se është në koordinim të ngushtë me institucionet e Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në vend. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat.

Ministria thekson se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë./Lajmi.net/