MPJ gjermane para vizitës së kryediplomatit të tyre në rajon: Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin natyrshëm Evropës
Gjermania ka theksuar sërish mbështetjen ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si “pjesë të pandashme të familjes evropiane”, përpara vizitës në rajon të ministrit të jashtëm, Johann Wadephul. Mesazhi u publikua në platformën X nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku theksohet se vendi…
Lajme
Gjermania ka theksuar sërish mbështetjen ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si “pjesë të pandashme të familjes evropiane”, përpara vizitës në rajon të ministrit të jashtëm, Johann Wadephul.
Mesazhi u publikua në platformën X nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku theksohet se vendi do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të fortë bilaterale, brenda institucioneve të Bashkimit Evropian dhe përmes Procesit të Berlinit.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut –i përkasin natyrshëm Evropës”, thuhet në X.
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me nismën e kancelares së atëhershme Angela Merkel, synon forcimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave që e afrojnë rajonin me standardet e BE-së.
Die sechs Länder des Westlichen Balkan 🇧🇦🇲🇪🇦🇱🇷🇸🇽🇰🇲🇰 gehören untrennbar zur europäischen Familie. 🇩🇪 unterstützt sie auf ihrem Weg Richtung EU – bilateral, in der 🇪🇺 und im Rahmen des Berlin-Prozesses. Mehr zur Reise von @AussenMinDE: https://t.co/M2vDpVrNTH
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) November 16, 2025