MPB në Maqedoni të Veriut: Po punojmë për shuarjen e zjarrit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve atje që të mos i drejtohen pikës kufitare Bllacë-Han i Elezit, kjo pasi sërish ka ndezje të zjarrit në atë zonë. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë duke punuar me të gjitha institucionet kompetente për shkuarjen e zjarrit. Poashtu, edhe…

Lajme
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve atje që të mos i drejtohen pikës kufitare Bllacë-Han i Elezit, kjo pasi sërish ka ndezje të zjarrit në atë zonë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë duke punuar me të gjitha institucionet kompetente për shkuarjen e zjarrit.
Poashtu, edhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Kosovë ka bërë thirrje që të mos nisen qytetarët për në atë zonë, pasi është ndërprerë qarkullimi në këtë pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut.
“Ministria e Brendshme njofton publikun se për shkak të rindezjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, trafiku në pikën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, si dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës. Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit”.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos drejtohen drejt Stacionit Policor të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilin do ta informojmë publikun përkatësisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së, sipas Alsat.mk.