Mozzik: Mashkulli dashuron sa herë që dëshiron vetë
Mozzik është treguar i hapur me ndjekësit e tij.

ShowBiz
Reperi Mozzik së fundmi është treguar shumë i hapur me ndjekësit e tij, shkruan lajmi.net.
Ai u është përgjigjur pyetjeve që ia kanë drejtuar në Instagram. Dikujt prej tyre i ka interesuar se a mendon reperi se mashkulli mund të dashuroj për herë të dytë.
“Mashkulli dashuron sa herë të dëshiron ai vetë”, ka qenë përgjigja e tij.
Reperi aktualisht po shijon suksesin e këngës “Lass Mal”, të cilën e solli në gjuhën gjermane, kurse gjatë korrikut publikon albumin “Mozzart”. /Lajmi.net/