Mozzik feston 30-vjetorin me një orë luksoze prej 1.5 milionë eurosh, në postim e përfshin edhe ATK-në

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, i cili mbush 30 vjeç më 29 shtator, e ka shënuar këtë përvjetor me një dhuratë jashtëzakonisht luksoze për veten. Ndërsa aktualisht ndodhet në Zvicër, artisti nga Ferizaj ka zgjedhur të blejë një orë ekskluzive të markës Richard Mille, me dizajn të veçantë që përfshin kornizë të tejdukshme nga safiri…

ShowBiz

16/09/2025 15:06

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, i cili mbush 30 vjeç më 29 shtator, e ka shënuar këtë përvjetor me një dhuratë jashtëzakonisht luksoze për veten.

Ndërsa aktualisht ndodhet në Zvicër, artisti nga Ferizaj ka zgjedhur të blejë një orë ekskluzive të markës Richard Mille, me dizajn të veçantë që përfshin kornizë të tejdukshme nga safiri kristal dhe rrip të bardhë.

Bazuar në modelin e orës dhe informacionet që qarkullojnë në rrjete sociale, kjo orë thuhet se kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Në një nga fotot e publikuara së fundmi, Gramos Aliu (emri i vërtetë i reperit) shihet gjithashtu duke pozuar përpara objektit të Administratës Tatimore të Kosovës – një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjete./Lajmi.net/