Mozaiku i gjakovarit me imazhin e Trumpit, lajm në mediat ndërkombëtare

Artisti kosovar nga Gjakova, Alkent Pozhegu, është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.

Fun

27/05/2019 09:35

Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për “AFP”, “The Guardian”, si dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.