Moyes lavdëron Januzajn
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes lavdëroi yllin kosovar Adnan Januzaj i cili realizoi njërin nga golat në fitoren 3:1 ndaj West Ham Unitedit në Old Trafford. Mesfushori shënoi një gol të bukur – të parin për të në shtëpi – dhe të tretin këtë edicion në Premierligë. Dhe, Moyes është ndarë i kënaqur me…

Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes lavdëroi yllin kosovar Adnan Januzaj i cili realizoi njërin nga golat në fitoren 3:1 ndaj West Ham Unitedit në Old Trafford.
Mesfushori shënoi një gol të bukur – të parin për të në shtëpi – dhe të tretin këtë edicion në Premierligë. Dhe, Moyes është ndarë i kënaqur me kontributin e 18-vjeçarit dhe ka theksuar se ka parashikime edhe më të mëdha nga Januzaj.
“Ne jemi gjithmonë të ashpër me të, ne gjithmonë i kërkojmë më tepër por ai është duke u paraqitur jashtëzakonisht mirë. Ai di të shënojë gola, është talent i vërtetë”, deklaroi Moyes pas ndeshjes.
Januzaj, në stinorin e tij të parë me ekipin senior të Manchester Unitedit, ka arritur të bëhet një prej titullarëve të rregullt në ndeshjet e fundit dhe përveç paraqitjeve në Premierligë, së fundmi shijoi edhe magjinë e Ligës së Kampionëve.