Mourinho zbulon arsyet e zëvendësimit të Pogbas
Jose Mourinho ka rrëfyer arsyen e zëvendësimit të Paul Pogbas në humbjen e Manchester Unitedit nga Newcastle United.
Sport
‘Djajtë e Kuq’ pësuan humbjen e radhës në Premierligë, duke u mposhtur 1:0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të xhiros së 27-të të Premierligës.
Në minutën e 67’-të kësaj sfide, trajneri portugez zëvendësoi Pogban, dhe për këtë veprim ka dhënë edhe arsyet.
“Pogba? Nuk ka probleme fizike. Dëshiroja një mënyrë tjetër të luajturit në mesfushë, sepse Newcastle po mbrohej në bllok”, tha Mourinho për Sky Sports.
“E doja thjeshtësinë e Carrick dhe dëshiroja që Sanchez të luante më afër Lukakut si sulmues i dytë”, u shpreh në fund portugezi./Lajmi.net/