Mourinho: Xavi e meriton Topin e Artë

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se Xavi e meritonte të kishte një Top të Artë në karrierën e tij, edhe pse mesfushori spanjoll nuk e ka fituar kurrë këtë trofe.

Sport

23/05/2015 16:57

Xavi nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë, ndërsa Mourinho ka thënë se ai e ka merituar që ta fitojë së paku një herë këtë trofe.

“Xavi është njëri nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundit, ndërsa ai e ka merituar ta fitojë atë që nuk e ka fituar asnjëherë – Topin e Artë”, tha Mourinho për reporterët.

Përndryshe, Xavi e ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.